Ballina Flash

Vengu: 1642 gra dhe vajza në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh sot në një postim në Facebook se, 1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Sipas ministrit Vengu, nga këto 1642 gra dhe vajza pranë FA dhe MM, “687 civile sjellin profesionalizëm në administratë, 955 në uniformë mbrojnë atdheun me guxim dhe përkushtim. Krenarë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”.

Forcat e Armatosura u pasuruan me praninë e grave të para, 55 vite më parë, ndërsa ato vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm të japin kontributin e tyre në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbrëmje gala e fundvitit në teatrin “Skampa” në Elbasan
Artikulli tjetërHoxha takim me krerë të policisë greke: Masa për lehtësimin e kalimit në kufi