Ballina Bota

TEL AVIV – Hamasi pretendon vrasjen e 50 personave pas sulmeve ajrore izraelite në Beit Lahia

TEL AVIV, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 50 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që synonte një ndërtesë në Rripin verior të Gazës, tha autoriteti shëndetësor i kontrolluar nga Hamasi.

”Midis viktimave ishin pesë anëtarë të stafit të një klinike aty pranë në Beit Lahia, duke përfshirë një pediatër, një asistent laboratori, dy mjekë ndihmës dhe një teknik”, sipas autoritetit dhe drejtorit të spitalit Kamal Adwan, Hussam Abu Safiya.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se një nga ushtarët e saj u vra gjatë përleshjeve në Rripin verior të Gazës./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Magjia e natyrës shpërfaqet përgjatë rrugës së re të Kolonjës
Artikulli tjetërRegjistrohet një rast me linë e majmunëve në Kosovë