Ballina Flash

Rama: Magjia e natyrës shpërfaqet përgjatë rrugës së re të Kolonjës

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Mes bardhësisë së dëborës dhe natyrës me pisha, rruga e re Korçë-Ersekë, është kthyer tashmë në një destinacion për turistët për shkak të pamjes panoramike që ofron.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga rruga e re e Kolonjës, në të cilën shpërfaqet magjia e natyrës.

Rruga Korçë-Ersekë u inaugurua në tetor të këtij viti dhe lidh dy bashkitë për 20 minuta. Aksi rrugor Korçë-Ersekë kishte një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa distanca tashmë shkurtohet në 35 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge nxit zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç janë Korça dhe Erseka.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMedia franceze “Quand Partir”: Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit
Artikulli tjetërTEL AVIV – Hamasi pretendon vrasjen e 50 personave pas sulmeve ajrore izraelite në Beit Lahia