Ballina Aktualitet

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij të fundvitit tha sot se ministria që ai drejton mbështet organizatat e diasporës duke ofruar mundësitë që të lidhin komunitete shqiptare jashtë Shqipërisë me vendin tonë.

“Lidhjet me diasporën shqiptare, ky bashkëpunim ka qenë i strukturar përmes një sërë iniciativash dhe programesh që synojnë rritjen e rolit të diasporës në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Shqipërisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbështet organizatat e diasporës duke ofruar mundësitë që të lidhin komunitete shqiptare jashtë Shqipërisë me vendin tonë përmes aktiviteteve kulturore, arsimimit dhe promovimit të gjuhës shqipe”, tha Hasani.

Hasani theksoi se një tjetër prioritet i MEPJ-së është eksplorimi i mundësive për kthimin e të rinjve shqiptarë në atdhe, që të kontribuojnë në Shërbimin e Jashtëm, por edhe të vendit.

“Një tjetër prioritet i kësaj ministrie është eksplorimi i mundësive për të rinjtë shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm dhe të kontribuojnë, jo vetëm në Shërbimin tonë të Jashtëm, por edhe të vendit, duke krijuar mundësi të mira përmes kthimit të njohurive nga eksperiencat jashtë”, tha Hasani.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Arrëthyesi”, përralla e dashur që mbush TKOB çdo fundviti
Artikulli tjetërGJERMANI – Presidenti Steinmeier shpërndan parlamentin dhe cakton datën e zgjedhjeve