Ballina Flash

“Arrëthyesi”, përralla e dashur që mbush TKOB çdo fundviti

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit vijon të shfaqet baleti “Arrëthyesi”, një produksion i ri, që bëri të shiteshin në kohë rekord të gjitha biletat, megjithëse u vendos të kishte një maratonë prej 6 shfaqjesh.

“Nata e tretë e “Arrëthyesit” na gjeti sërish kështu; me sallën dhe zemrat plot. Falenderues për ju që na ndiqni dhe që keni nxjerrë prej një jave tashmë, të gjitha shfaqjet “sold out””, shkruhet në faqen online të TKOB.

“Arrëthyesi” me muzikën e magjishme të Çajkovskit, vjen në TKOB çdo fundviti, duke tërhequr gjithnjë e më shumë një publik të ri në moshë. Ky balet, me subjektin e një përralle, është kthyer tashmë në një ikonë të periudhës festive, në të gjitha teatrot anekënd botës dhe padyshim që edhe TKOB nuk mund ta prishte këtë zinxhir festiv mbarëbotëror.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani: Asnjë diplomat, ambasador apo burim financiar i përfshirë në aktivitet politik
Artikulli tjetërHasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe