Ballina Ekonomi

Gonxhja: Kukësi, me institucion modern të arsimit profesional

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Në Kukës u hodhën sot themelet për ndërtimin e një shkolle të mirëfilltë profesionale.

Shkolla, që ka mbështetjen e qeverisë, do të transformohet në një institucion modern për arsimin profesional, me kapacitet për mbi 300 nxënës dhe kursantë, duke transformuar tërësisht godinën e ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme zëvendësministrja së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dhe përfaqësues të lartë të pushtetit qendror dhe vendor.

“Shkolla e re profesionale në Kukës, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të arsimit dhe formimit profesional në Qarkun e Kukësit”, shkroi ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja në rrjetet sociale.

Investimi do të krijojë mundësi të reja arsimimi dhe trajnimi për qytetarët e Kukësit, duke përfshirë klasa mësimore, kabinete praktike dhe ambiente moderne për praktikë profesionale.

Ministri Gonxhja tha se, arsimi profesional është çelësi për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe për të ardhmen e të rinjve.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNorma e interesit të depozitave në lekë zbriti me 0,02% 
Artikulli tjetërSPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që do të shqyrtojë ankimimin