Ballina Bota

VILNIUS – Tsakna: Estonia nuk do të rinovojë mbrojtjen për refugjatët sirianë

VILNIUS, 26 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Estonia nuk ka ndërmend të rinovojë lejet e përkohshme të mbrojtjes që u jepen qytetarëve sirianë, bëri të ditur ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.

“Sot nuk ka më asnjë arsye që Estonia të mbrojë refugjatët e luftës ose refugjatët politikë sirianë”, tha Tsahkna.

”Ndryshimi i regjimit që ndodhi në Damask do t’i lejojë të gjithë refugjatët të rindërtojnë një ekzistencë dinjitoze në tokën e tyre të origjinës”, theksoi ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Artikulli tjetërEmergjencat Civile në terren, Filo: Akset rrugore në Korçë janë të hapura