Ballina Flash

Çedomir Aksiç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiç, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Vendimi është shpallur të enjten dhe ky është gjykimi i parë në mungesë që nga paslufta. Gjykimi në mungesë ndaj Aksiçit nisi në nëntor të vitit të kaluar.

Ai akuzohet për krime lufte në komunën e Shtimës – fshatrat Reçak, Mulapolc dhe Petrovë. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit, rreth 3 mijë udhëtarë ditët e fundit në portin e Vlorës
Artikulli tjetërKQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe