Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli: Hamasi nuk ka dhënë ende listën e pengjeve për t’u liruar

TEL AVIV, 25 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Izraeli nuk ka marrë ende nga Hamasi listën e pengjeve të gjallë dhe të vdekur që duhet të lirohen në fazën e parë të një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit.

Për më tepër, sipas gazetës Israel Hayom, Hamasi po tërhiqet nga pozicionet e javëve të fundit.

“Hamasi po tërhiqet efektivisht nga zbutja që çoi në rifillimin e bisedimeve dhe po kërkon edhe një herë angazhimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës” dekson një zyrtar i lartë.

Dje, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi kthimin e ekipit negociator nga Katari për “diskutimet e brendshme në Izrael në lidhje me vazhdimin e negociatave”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj në Katedralen Katolike të Shën Palit: Krishtlindja thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit
Artikulli tjetërSpiropali uron Krishtlindjen: Harmonia fetare, shembull për politikën