Ballina Flash

PZAP anulon vendimin e KQZ-së dhe urdhëron certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje

PRISHTINË, 25 dhjetor /ATSH/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar kërkesën e Listës Serbe lidhur me moscertifikimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

PZAP ka lëshuar një vendim në të cilin thuhet se KQZ urdhërohet të zbatojë vendimin e këtij institucioni.

Sipas PZAP-së, Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Zllatan Ellek, në prezantimin e kandidatëve për deputetë i është referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.

Kjo u bë shkak që dy anëtarë të KQZ, nga partia në pushtet – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, të kundërshtojnë certifikimin e këtij subjekti.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestime e urime për besimtarët në ditën e Krishtlindjes në qytetet e Shqipërisë
Artikulli tjetërFOKUS – “Bruss’help”: Në rrugët e Brukselit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë