Ballina Bota

FOKUS – “Bruss’help”: Në rrugët e Brukselit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë

BRUKSEL, 25 dhjetor /ATSH-AA/ – Numri i të pastrehëve në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, ka arritur në 10 mijë, por numri i strehimoreve është i pamjaftueshëm dhe duhet të merren masa shtesë në kushtet e vështira të dimrit.

Sipas njoftimit të bërë nga “Bruss’help”, organizatë ombrellë që punon lidhur me personat e pastrehë në Bruksel, në rrugët e kryeqytetit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë.

Megjithatë, në qytet ka vetëm një strehimore emergjente për 3.250 persona. Organizatat që shërbejnë nën “Bruss’help” kërkojnë rritjen e numrit të strehimoreve.

Disa nga masat e marra në kuadër të masave dimërore kanë filluar të zbatohen.

Një hotel në rrethin qendror të qytetit Schaerbeek është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët me 104 shtretër. Në 14 prej shtretërve janë vendosur meshkuj beqarë, ndërkaq në 90 anëtarët e familjeve.

Shërbime të tilla si shpërndarja e ushqimeve dhe veshjeve filluan në 12 nga 19 komunat e lidhura me Brukselin.

Organizata “Bruss’help” tha se këto janë të pamjaftueshme, duke shtuar se rreth 1.000 nga 3.250 vende janë aktualisht të rezervuara për refugjatët.

Në Belgjikë, ekziston një masë e qeverisë që quhet “Plani i të Ftohtit Ekstrem” për të mbrojtur të pastrehët nga i ftohti, por kjo aktivizohet vetëm në temperaturat e ftohta 4 gradë nën zero. Kur ky plan aktivizohet, sigurohen vetëm 160 vende strehimi shtesë emergjente.

– Në 4 vitet e fundit u dyfishua

Zyrtarja e “Bruss’help”, Eva Salman, në deklaratën për Anadolu tha se numri i të pastrehëve në vitin 2020 ishte përcaktuar të jetë 5.131. Tërheq vëmendjen se kjo shifër është dyfishuar për katër vjet.

Në lajmet e mediave kombëtare në maj thuhet se ky numër është rreth 7 mijë.

Shumica e të pastrehëve në Bruksel janë njerëz që kanë hyrë ilegalisht në vend, jetojnë prej vitesh pa leje qëndrimi apo pune dhe quhen “sans papier” (pa letra).

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPZAP anulon vendimin e KQZ-së dhe urdhëron certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje
Artikulli tjetërBerisha me gratë demokrate: PD do të ketë drejtim themelor të saj betejën kundër murit të patriarkisë