TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka shprehur sot mirënjohjen e saj për mjekët dhe infermierët, të cilët vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë festave të Krishtlindjeve.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe përkushtimit të bluzave të bardha, të cilët kujdesen për shëndetin e qytetarëve në çdo moment, pa dallim dite. Ajo gjithashtu ka uruar një Krishtlindje të gëzuar për ata dhe të dashurit e tyre.
“Mirënjohje për bluzat e bardha që janë në shërbim të qytetarëve edhe në ditë festash. Gëzuar Krishtlindjen për ju dhe të dashurit tuaj,” ka shkruar Koçiu.
Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.
/a.f/




















