Ballina Flash

Linda Rama për parathënien e librit të Kamala Harris: Rrugëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje në karrierë

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, foli sot gjatë emisionit “Opinion” në TvKlan për parathënien në librin e zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris, që është shkruar nga zonja Rama.

“Të vërtetat që mbartim”, është libri autobiografik, për të cilin, Linda Rama pati disa aspekte të veçanta që e tërhoqën për të mbërritur te shkrimi i parathënies së këtij botimi.

“Ftesën mua ma bëri në fakt botuesja dhe ajo që ndodhi ishte që vetë libri më inspiroi mjaftueshmërisht për ta lexuar. Unë jam një njeri që merrem çdo ditë me studime, ajo që mund të them është që për Zaon meqë ka ardhur vonë në jetën time, por është edhe ndryshimi i brezave dhe është fëmija i jonë, i Edit ndërkohë që Edi është kryeministër, herë pas here më kuriozon mënyra se çfarë do të thotë të rrisësh një fëmijë që është i një personi publik. Herë pas here mbaj shënime”, tha Rama.

Në këndvështrimin e Linda Ramës, zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris prezanton rrugëtimin e një gruaje në karrierë, që nga profili si prokurore, futet në politikë dhe jo vetëm.

“Në momentin që thashë po e kam lexuar me vëmendje të posaçme, ajo që mund të them është që libri nuk është shkruar nga zv,Presidentja e SHBA-ve, por nga Kamala Harris në vitin 2018. Libri i një gruaje në karrierë! Rasti ishte i ndryshëm, sepse ajo ishte senatore në momentin që libri u botua. Ajo që mua më ka bërë shumë përshtypje ka qenë fakti,se ishte një zinxhir i gjatë që nga momenti kur ishte fëmijë, kur zgjodhi të bëhej juriste, prokurore e përgjithshme, senatore….Kur futesh nga një terren në tjetrin, nga prokurore më pas futesh në politikë, është e jashtëzakonshme te Kamala Harris.”

Sipas Ramës, “Amerika teston veten në zgjedhje, duke i folur botës.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçiu u uron Krishtlindjen bluzave të bardha: Mirënjohje për përkushtimin edhe në ditë festash
Artikulli tjetërLinda Rama: Dhashë tri dorëheqje para martesës me Edin, pa m’i kërkuar njeri