Ballina Ekonomi

Denaj: Mbi 573 mijë matrikullime falas, garanci për sigurinë ushqimore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po vijon matrikullimet falas në çdo fermë blegtorale.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se kjo është një mbështetje direkte e qeverisë që ul kostot për çdo blegtor, garanton sigurinë ushqimore dhe forcon konkurrueshmërinë e sektorit.

“Vetëm gjatë periudhës janar-nëntor 2024 Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka kryer 573 751 matrikullime falas. Nga të cilët 105 933 janë gjedhë; 461 494 të imta dhe 6 324 janë derra”, tha Denaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZhvillohet në Shkodër kampionati kombëtar i padelit
Artikulli tjetërKoçiu: 100 milionë lekë nga buxheti 2025 për pajisje të reja mjekësore në Qendrat Shëndetësore me shërbim 24/7