Ballina Flash

Zhvillohet në Shkodër kampionati kombëtar i padelit

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës u zhvillua kampionati kombëtar i padelit.

Në një garë të bukur sportive dhe me shumë rivalitet, 6 ekipet më të mira të vendit sfiduan njëra-tjetrën në aktivitetin më të rëndësishëm të Federatës së Padelit për vitin 2024.

Aktivitetin e ndoqi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) Fidel Ylli, i cili u prit nga presidenti i Federatës së Padelit, Erion Kerri.

Për presidentin Ylli, Padel është një disiplinë shumë e bukur sportive, që po përqafohet nga të rinjtë në të gjithë botën, pas suksesit që pati në Amerikën Latine dhe KOKSH po e mbështet masivizimin e tij në të gjithë vendin.

Në fund të aktivitetit, fitues u shpall ‘Tirana Akademi Padel’ me sportistët Erald Hoxha dhe Ersild Vladi.

Në vendin e dytë u rendit ‘Padel Tenis Shkodra’ me Ardit Brahimi dhe Odin Dibra, ndërsa në vendin e tretë u renditën Denis Hida dhe Arbër Hoxha të ‘Tirana Akademi Padel’. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, nuk ka të lënduar
Artikulli tjetërDenaj: Mbi 573 mijë matrikullime falas, garanci për sigurinë ushqimore