Ballina Bota

UKRAINË – Kievi: Forcat ruse ekzekutuan pesë të burgosur ukrainas

KIEV, 22 dhjetor /ATSH/- Forcat ruse ekzekutuan pesë të burgosur ukrainas të luftës, tha sot Komisioneri Parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets.

Lubinets tha në Telegram se trupat ruse kishin qëlluar kundër pesë ushtarëve të paarmatosur pasi ata ishin kapur. Ai nuk dha detaje, por këtë fakt pritet ta raportojë në OKB.

“Kriminelët rusë të luftës që qëllojnë të burgosurit e luftës ukrainas duhet të vendosen përballë përgjegjësisë, të gjykohen në gjykatën ndërkombëtare dhe të ndëshkohen me dënimin më të rëndë të parashikuar nga ligji”, tha Lubinets.

Rusia nuk e komentoi menjëherë incidentin, por më herët ka mohuar kryerjen e krimeve të luftës. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu “Ismail Kadare” në Gjirokastër, rreth 8 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit
Artikulli tjetërKumbaro: Rikualifikimi i sheshit në Gjirokastër, nxitje turizmit