Ballina Flash

Kumbaro me studenten e mjekësisë në Gjirokastër: E punësuar në sektorin e turizmit gjatë kohës së lirë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Sektori i turizmit në Shqipëri po ofron paga gjithmonë e më të larta për punonjësit që përfshihen në shërbime.

I konsideruar si motor i zhvillimit ekonomik të vendit, sektori i turizmit po ofron paga konkurruese me synimin për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për t’ju përgjigjur konceptit të një turizmi gjithëvjetor.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin e një studenteje të Mjekësisë nga Libohova, e cila ka zgjedhur që në kohën e lirë të punësohet pranë një strukture hoteliere në Gjirokastër.

“Nga një vatër mikpritje gjirokastrite si hotel ‘Bineri’, ku surpriza e bukur ishte takimi me Gelsën, libohoviten e bukur e të mençur, studenten e shkëlqyer të mjekësisë që gjatë kohës së lirë të pushimeve rikthehet për të punuar në sektorin e turizmit”, u shpreh Kumbaro.

Gelsa tregon se ndjek studimet për kardiokirurgji, ndërsa në kohën e pushimeve është punësuar pranë këtij hoteli për të siguruar më tepër të ardhura.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut
Artikulli tjetërHapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës