Ballina Aktualitet

Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ditët e fundit të vitit kanë sjellë një fluks të shtuar në pikat kufitare të vendit.

Në një artikull të publikuar nga RTSH, bëhet e ditur se, më datë 21 dhjetor 2024, Shërbimet e Policisë Kufitare (SPK) në Kakavijë kanë regjistruar një total prej 9667 shtetasish në hyrje-dalje. Nga këta, 7140 shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 2527 janë larguar.

Po ashtu, janë regjistruar gjithsej 2898 mjete, nga të cilat 2127 kanë hyrë dhe 711 kanë dalë nga Shqipëria. Ky fluks i lartë tregon një aktivitet të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, e cila mbetet një nga pikat më të ngarkuara të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Thirrje për më shumë masa sigurie pas sulmit me thikë në një shkollë në Zagreb
Artikulli tjetërLaboratori i Gazetarisë Investigative, VanHorn: Përkushtim për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët