Ballina Aktualitet

Laboratori i Gazetarisë Investigative, VanHorn: Përkushtim për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn dhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun McKenzie Louw u takuan me pjesëmarrësit e grupit të nëntë të Laboratorit të Gazetarisë Investigative.

Ky program mbështetet nga Ambasada e SHBA-së dhe menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ambasada e SHBA në Tiranë, në një postim në rrjete sociale bën të ditur se VanHorn dhe Louw “u impresionuan nga përkushtimi i pjesëmarrësve për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”.

VanHorn vlerësoi se: “Puna që bëni përmes këtij projekti dhe studimeve tuaja – dhe teksa vazhdoni e kërkoni dhe shkëmbeni informacion, duke i mbajtur kështu përgjegjës zyrtarët publikë për sjelljen dhe vendimet e tyre – është shumë e rëndësishme.”

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFestat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Artikulli tjetërFINLANDË – Meloni: Në takimin me liderët evropianë do të diskutohet çështja e emigracionit Itali-Shqipëri