Ballina Flash

Dhjetori i festave në Lezhë, Rama: Aty ku Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë pranë “Fshatit të festave”

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau këtë mbrëmje pamje nga zbukurimet për festat e fundvitit në Lezhë.

Kreu i qeverisë u shpreh se, Simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë në Lezhë pranë “Fshatit të festave”.

Atmosfera festive ndihet kudo në qytetin e Lezhës.

Dritat shumëngjyrëshe, fishekzjarrët dhe muzika i shtojnë gëzimin fëmijëve të Lezhës që festojnë nën dritat e bredhit, simbolit të festave.

Përgjatë periudhës së festave, në sheshin qendror do të jetë i hapur edhe një panair nga bizneset me produktet bio të zonës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Corriere della sera”: Shqipëria bllokon TikTok-un për një vit: “Po i merr peng fëmijët tanë”
Artikulli tjetërAMSTERDAM – Albrecht: Mbyllja e TikTok-ut nga kryeministri Rama veprim i mirëmenduar