Ballina Ekonomi

Akti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Akti Normativ i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë javë, parashikon edhe financimin e rivitalizimit të 6 tregjeve ushqimore në Shkodër, Pukë, Vlorë, Durrës, Divjakë, Gjirokastër.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se me këtë fond, Qeveria shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështesin rivitalizimin e tregjeve tradicionale, të cilat do të shërbejnë për garantimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, rritjen e fuqisë negociuese të fermerëve në çmime, si dhe promovimin e produkteve bujqësore dhe turistike të zonës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi thirrje publike si dhe ftoi të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore për pjesëmarrje në konkurim dhe paraqitjen e dokumentacionit, për projektin e rivitalizimit të tregjeve tradicionale.

Bazuar në dokumentacionin e paraqitur dhe në raport me kriteret e përcaktuara nga MBZHR u bë vlerësimi dhe u përzgjodhën 6 projekte. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDredha: Flamingo për festat e fundvitit në Zvërnec
Artikulli tjetërMbledhje e grupeve parlamentare PD-LDK, Bardhi: Thellojmë bashkëpunimin në interes të qytetarëve