Ballina Flash

Dredha: Flamingo për festat e fundvitit në Zvërnec

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Flamingot, zogjtë me qafën e hollë dhe me këmbët e hijshme, kanë “pushtuar” plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka shpërndarë fotot e flamingove, duke e konsideruar këtë “një dhuratë rozë që natyra e solli në plazhin e Zvërnecit”.

Zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, ngrihen në fluturim herët në fillimdite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMAGDEBURG – Pesë të vdekur dhe 200 të plagosur, pas incidentit në tregun e Krishtlindjeve
Artikulli tjetërAkti Normativ, Denaj: Financim rivitalizimit të 6 tregjeve rajonale