Ballina Aktualitet

AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Pasi kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot vendimin për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri, me qëllim sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njoftoi hapat që do të ndiqen.

“Hapat drejt implementimit përfshijnë nisjen e procesit tekniko-ligjor për bllokimin e platformës TikTok në një masë të gjerë në nivel kombëtar, me kohëzgjatje afërsisht 1 vit”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, thekson se, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe disa institucione të tjera publike, ka koordinuar dhe ofruar një kontribut në analizën paraprake teknike dhe shkencore për ndërmarrjen e këtij vendimi të rëndësishëm.

AKSK bën të ditur se do të vazhdojë të jetë një pjesë thelbësore e procesit të implementimit, duke ofruar ekspertizën e saj për të siguruar zbatimin e suksesshëm të këtij qëllimi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Mbyllje të TikTok për një vit për të gjithë
Artikulli tjetërDAMASK – Al-Shibani emërohet ministër i Jashtëm i Sirisë