Ballina Aktualitet

Hapja e grup-kapitullit të gjashtë, Begaj: Dëshmon ecurinë e sigurt drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, të mbajtur në Bruksel.

Kreu i Shtetit vlerësoi se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz shpreson të vizitojë Trump përpara zgjedhjeve të parakohshme
Artikulli tjetërThaçi në Speciale kërkon respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës