Ballina Ekonomi

Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë, rritje me 6,4%

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në tremujorin e tretë të këtij viti, volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi një rritje 6,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-shit.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, ky tregues i përshtatur sezonalisht është rritur 1,9%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Në ndryshimin vjetor prej 6,4%, në tregtinë me pakicë, grupi “artikuj joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” ka kontribuuar me 2,1 pikë përqindje.

Grupi “ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me 1,7 pikë përqindje dhe grupi “tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me 2,6 pikë përqindje. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVengu: Projektligji për forcën rezerviste kompleton strukturën e shërbimit ushtarak
Artikulli tjetërSHBA – Trump planifikon t’i japë fund praktikës së ndryshimit të orës