Ballina Aktualitet

SPAK ankimon vendimin e GJKKO, Berisha të rikthehet në “arrest shtëpie”

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ SPAK ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë që revokoi masën e “arrestit në shtëpi” për kryedemokratin Sali Berisha.

Prokuroria e Posaçme pretendon se nuk kanë ndryshuar kushtet ligjore për të bërë revokim mase.

Kreu i PD-së qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 nëntor.

Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi që pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-kryeminstrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë, janë të dyshuar për përfshirje në korrupsion e pastrim parash gjatë procedurave të privatizimit të kompleksit “Partizani”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin
Artikulli tjetërINSTAT: Pagat në sektorin e hotelerisë shënuan rritje me 14%