Ballina Ekonomi

INSTAT: Pagat në sektorin e hotelerisë shënuan rritje me 14%

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Pagat në sektorin e hotelerisë shënuan rritje me 14% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, shitjet neto në volum shënuan rritje 8,8%, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 7,4%.

Në aktivitetin e bar-restoranteve, në tremujorin e tretë 2024, shitjet neto në volum shënuan rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023, numri i të punësuarve shënoi rritje 1,7%, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 4,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

Brenda një dekade Shqipëria e ka trefishuar numrin e turistëve të huaj që vizitojnë vendin në të katër anët e saj.

Nga 3,4 milionë vizitorë të huaj në 2013-ën, Shqipëria u vizitua nga 10,1 milionë vizitorë të huaj në vitin 2023, ndërsa gjatë 9-mujorit të këtij viti numri i të huajve që vizituan vendin arriti 9,7 milionë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK ankimon vendimin e GJKKO, Berisha të rikthehet në “arrest shtëpie”
Artikulli tjetërBRUKSEL – Kallas: BE do të kontaktojë me liderët e rinj sirianë në Damask