Ballina Bota

SHBA – Trump: Do të flas me Putinin dhe Zelenskyn sepse masakra në Ukrainë duhet të marrë fund

UASHINGTON, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka premtuar edhe një herë se do të flasë me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky sepse, sipas tij, “masakra në Ukrainë duhet të marrë fund”.

”Do të përpiqem të mbyll një marrëveshje, përpara se të marr detyrën”, tha ai.

Por, ndërsa pret që presidenti i zgjedhur amerikan të vendosë në tryezë propozimet e tij për negociata, presidenti rus ngre tonet dhe shfaq siguri për ecurinë e konfliktit.

”Trupat ruse”, siguron ai, ”tani kanë iniciativën strategjike përgjatë gjithë vijës së frontit dhe luftimet janë në një pikë kthese”.

Ndërsa ministri i tij i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaron se “fitorja duhet të arrihet deri në vitin 2025 duke arritur objektivat e përcaktuara nga komandanti i përgjithshëm”.

Por, në vlerësimin e fundvitit të asaj që në Rusi quhet “operacion special ushtarak”, i bërë gjatë një samiti në Ministrinë e Mbrojtjes në prani të Putinit, presidenti pranoi gjithashtu, për herë të parë, barrën ekonomike të luftës.

Shpenzimet ushtarake, të cilat sipas Belousov tani janë të barabarta me 6,3% të PBB-së dhe përfaqësojnë 32,5% të shpenzimeve buxhetore dhe nuk mund të rriten pafundësisht./  a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKROACI – Tetë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 29 dhjetorit
Artikulli tjetërFabrika e municioneve, Kosova marrëveshje me prodhuesin turk