Ballina Aktualitet

Kupa e Kombit në Paragliding në Shkodër, Rama: Pilotë nga rajoni dhe më gjerë

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Në Shkodër u zhvillua në javën e parë të dhjetorit Kupa e Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë garë që zhvilloi edicionin e saj të parë në Shkodër morën pjesë pilotë nga rajoni dhe më gjerë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kjo garë në Shkodër, e cila synohet të kthehet në një traditë.

“Disa nga momentet e Kupës së Kombit në Paragliding, një nga garat më të rëndësishme në Shqipëri dhe Kosovë, që solli pilotë nga rajoni dhe më gjerë në edicionin e saj të parë”, shkruan Rama.

Paragliding është fluturimi me parashutë i cilësuar si sport ekstrem. Në vendin tonë vitet e fundit po organizohen një sërë garash me parashutë, ku të rinj të pasionuar pas këtij sporti fluturojnë në vende të ndryshme të vendit.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj: Eksportet bujqësore shënuan rritje me 19,5%
Artikulli tjetërKategoria Superiore, përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 18-të