Ballina Flash

Kosovë-Turqi, trajnim i përbashkët ushtarak

PRISHTINË, 14 dhjetor/ATSH/ Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në patrullimet kufitare.

Ushtarët e FSK-së kanë realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit në Durrës e Vlorë
Artikulli tjetërPolicët e aksidentuar në Kosovë, pësuan thyerje të shumëfishtë e brinjëve