Ballina Flash

Dredha takim me ambasadorin e Brazilit, në fokus shkëmbimet kulturore

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha priti në një takim ambasadorin e Brazilit në Shqipëri, João Tabajara de Olivera Júnior.

Gjatë takimit Dredha dhe ambasadori De Olivera Júnior biseduan mbi zgjerimin e mundësisë së bashkëpunimit, për të zhvilluar shkëmbime kulturore.

“Ndërveprimi me vende me një pasuri të pakrahasueshme kulturore, e cila reflektohet në muzikë, gastronomi, festivale e shumë zhanre që i shërbejnë turizmit, i shton Vlorës mundësinë për t’u rritur çdo ditë”, theksoi Dredha.

Në takim ishte e pranishme edhe Konsullja e Nderit të Brazilit në Vlorë, Valbona Meli.

/k.s/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Blinken: Jemi të fokusuar për të çliruar popullin sirian nga prangat e Assadit
Artikulli tjetërRindërtohet kopshti Burizanë në Thumanë, ambiente bashkëkohore për 120 fëmijë