Ballina Aktualitet

Spiropali takim me Ahmetin, në fokus avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë takimit Spiropali dhe Ahmeti diskutuan për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat theksuan ata “janë e duhet të jenë pakthyeshme”.

“Në takim u diskutua për angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu pjesë e diskutimit në takim ishte edhe angazhimi i faktorit shqiptar në  përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

/k.s/a.f/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAKBN monitoron impiantet hidroenergjetike në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat
Artikulli tjetërStafi i Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH, prezanton risitë e këtij edicioni