Ballina Ekonomi

AKBN monitoron impiantet hidroenergjetike në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Puna e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për monitorimin e impianteve hidroenergjetike në fazë prodhimi të energjisë, vazhdon në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, pavarësisht kushteve atmosferike.

AKBN bën me dije se, gjithashtu ka vijuar edhe shpërndarja e certifikatave vjetore të monitorimit në bashkëpunim me prodhuesit e energjisë së pastër nga hidrocentralet.

Gjatë këtij procesi janë vlerësuar kushtet fizike të strukturave dhe janë dhënë rekomandimet e duhura për përmirësimin e tyre atje ku është vlerësuar e nevojshme.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Qytetarët të raportojnë çdo rast korruptiv”, Binaj: Digjitalizimi i shërbimeve tatimore, zvogëloi mundësinë e korrupsionit
Artikulli tjetërSpiropali takim me Ahmetin, në fokus avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut