Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Nëse qeveria gjeorgjiane nuk heq dorë nga dhuna në protesta do të përballet me sanksione

BRUKSEL, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Evropian do të vendosë masa shtesë kundër Gjeorgjisë pas shtypjes së protestave në rrugë që shpërthyen pas rezultateve të kontestuara të zgjedhjeve dhe shtyrjes së procesit të pranimit në BE.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm i ka kërkuar partisë në pushtet ”Ëndrra gjeorgjiane”, të shpërshkallëzojë veprimet përndryshe do të përballet me sanksione.

”Dhuna nuk është përgjigja ndaj kërkesave të protestuesve për një të ardhme demokratike dhe evropiane të Gjeorgjisë”, thekson Brukseli zyrtar.

”Mjetet represive të përdorura nga autoritetet gjeorgjiane do të kenë pasoja në marrëdhëniet dypalëshe”, thuhet në deklaratën e BE-së./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKorniza e re Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, Manastirliu: Në fokus tekstet shkollore, digjitalizimi dhe edukimi kulturor
Artikulli tjetërRama: Falë revolucionit teknologjik i rezistuam sulmeve kibernetike