Ballina Ekonomi

Përpunimi i prodhimeve bujqësore, Denaj: Integrojnë produktet në agroturizëm

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Gra rurale të Përmetit morën pjesë në trajnimin “Gra fermere të informuara dhe trajnuara nga Shërbimi Këshillimor Publik”, i cili synon t’i fuqizojë ato në prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore të fermave të tyre.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi.

“Ky trajnim ka një rëndësi të veçantë për gratë, të cilat përbëjnë shumicën e popullsisë që merret me bujqësi në zonat rurale, duke u mundësuar atyre të integrojnë produktet e tyre në agroturizëm, duke siguruar stimuj ekonomikë për familjet e tyre dhe të kontribuojnë në rigjallërimin e komuniteteve lokale përmes mbajtjes së tokës në prodhim”, shkruan Denaj.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania pezullon kërkesat për azil për qytetarët sirianë pas rrëzimit të al-Assad
Artikulli tjetërBasha: Plan konkret për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen