Ballina Aktualitet

Ambasada gjermane: Korrupsioni, ndër pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Gjermanisë në Tiranë dha sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Ambasada gjermane thekson se, korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.

“Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit””, thekson amabsada në një postim në rrjetet sociale.

“Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik”, nënvizon ambasada gjermane.

“Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona. Ne jemi bashkë kundër korrupsionit”, përfundon mesazhi i ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPL: Të shtohen fondet për përkujdesin social
Artikulli tjetërKOMENT – Çfarë pasojash do të ketë rënia e Assad-it për rajonin?