KIEV, 6 qershor /ATSH-AFP/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump mund të takohen në Paris – ku të dy liderët pritet të marrin pjesë në rihapjen e katedrales “Notre Dame” këtë fundjavë, tha sot një zyrtar ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky do të marrë pjesë në festimet me rastin e restaurimit të katedrales së “Notre Dame”.
Gjithashtu, Zelensky do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.
“Takime të tjera janë gjithashtu të mundshme, veçanërisht me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë ngjarje”, tha një burim në qeverinë ukrainase.
Burime diplomatike franceze konfirmuan gjithashtu pjesëmarrjen e Zelensky. //a.i/























