Ballina Ekonomi

Regjistrimi i kontratës së dhurimit të pronës, brenda 30 ditëve pa kamatëvonesë

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njofton se, regjistrimi i kontratës së dhurimit të pasurisë së paluajtshme brenda familjes, mund ta regjistroni brenda 30 ditëve nga momenti i nënshkrimit, pa kamatëvonesë.

Sipas KSH-së, të gjitha dhurimet brenda familjes, janë të përjashtuara nga tatimi për kalimin e së drejtës së pronësisë.

Regjistrimi i kontratës, kryet përmes portalin a-albania, në shërbimin “Regjistrim i kontratës së dhurimit”. Plotësohen të dhënat e kërkuara në aplikim si dhe ngarkohet  dokumentacioni në formatin pdf.

Më pas dërgohen me postë dokumentacionet e mëposhtme pranë Drejtorisë Vendore të ASHK që administron zonën kadastrale në të cilën ndodhet pasuria e paluajtshme.

Kontratë dhurimi (përfshirë: certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë të përditësuar dhe fragment të hartës kadastrale); Akt përfaqësimi (prokurë, në rast se nuk aplikon pronari/ bashkëpronari); Mandat pagese të tarifës së shërbimit.

Kadastra sqaron se, familja në këtë kontekst nënkupton marrëdhënien midis bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve, si dhe mes motrës dhe vëllait. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisma e PS, Balluku: PD e kundërshton dhe s’pranon as ta diskutojë
Artikulli tjetërMALTË – Baerbock: Rusia po bën një “lojë cinike”