Ballina Flash

Koçiu: Bashkëpunim me Bankën Botërore për investime në disa spitale

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu është takuar sot me menaxheren e Sektorit të Shëndetësisë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Rekha Menon, me të cilën u disktua progresi për projektin “Përmirësim i Sistemit të Shëndetësisë”.

Koçiu dhe Menon u përqendruan në diskutimet për realizimin e investimeve në përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë në dy spitale rajonale dhe dy në Tiranë.

Sipas ministres së MSHMS, këto investime do të prekin Spitalin Rajonal të Lezhës; Spitalin Bashkiak të Krujës; Spitalin e Kardiokirurgjisë dhe Spitalin e Psikiatrisë në QSUT.

“Bashkëpunimi ynë me Bankën Botërore mbështet punën tonë drejt realizimit të objektivave të Mbulimit Universal Shëndetësor, duke kontribuar në krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës dhe të fokusuar tek nevojat e pacientëve”, tha Koçiu në një postim në Facebook.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerisha: Insistojmë për qeveri teknike, zgjedhjet nuk do të bojkotohen
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e premte, 6 dhjetor 2024