Ballina Bota

FRANCË – Kryeministri Barnier dorëzon dorëheqjen

PARIS, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri francez Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij pas votimit të suksesshëm të mosbesimit kundër qeverisë së tij të qendrës së djathtë, sipas burimeve në qeveri.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili po vihet nën presion në rritje mes trazirave politike, i kërkoi Barnier të qëndronte në detyrë me qeverinë e tij në një rol kujdestar, u raportua në Paris.

Macron do të bëjë një deklaratë këtë mbrëmje, e cila duhet të hedhë dritë mbi rrugën përpara.

Dorëheqja e Barnier pritej pasi administrata e tij u rrëzua të mërkurën, në një mocion mosbesimi të mbështetur nga ligjvënësit e opozitës së krahut të majtë dhe të ekstremit të djathtë pas një mosmarrëveshjeje mbi buxhetin shtrëngues të Barnier.

Përmbysja e ka zhytur një nga lojtarët më të fuqishëm të Evropës në trazira më të thella politike mes sfidave të mëdha ekonomike.

Është hera e parë që një qeveri franceze rrëzohet me një votë mosbesimi që nga viti 1962./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProda-Vos: Skuadra të përbashkëta hetimore e operacionale në luftën ndaj krimit të organizuar
Artikulli tjetërKoçiu: Mbështetje për mbi 160 mijë persona me aftësi të kufizuara, paketa higjieno-sanitare rritet në 20 mijë lekë në muaj