Ballina Flash

Gjendet tjetër sasi armësh në Veri, Sveçla: Kush cenon sigurinë, nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka ekspozuar një sasi të re armësh, municioni e uniforma serbo-ruse, por edhe amerikane e britanike, të fshehura nën një ahur, të cilat janë kapur sot gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri, pas sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc.

Në videon e postuar në Facebook shihen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe e asaj ruse, por edhe të ushtrisë amerikane dhe britanike, për të cilat Sveçla tha se shpërfaqin planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.

“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka porositur ai.

/Kosovapress/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKearns: Britania duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit
Artikulli tjetërKoçiu: Me buxhetin 2025, rrisim mbështetjen për personat me aftësi ndryshe