Ballina Bota

BRUKSEL – Rutte: Dërgojini Ukrainës më shumë armë, planet e paqes diskutojini më vonë

BRUKSEL, 3 dhjetor /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha sot se dëshiron që anëtarët e aleancës ushtarake perëndimore të fokusohen më shumë në armatosjen e Ukrainës sesa në diskutimin e skenarëve të mundshëm për t’i dhënë fund pushtimit të vazhdueshëm rus.

“Ukraina nuk ka nevojë për më shumë ide se si mund të duket një proces paqeje”, tha Rutte, duke theksuar nevojën urgjente të vendit për më shumë ndihmë ushtarake dhe sisteme të mbrojtjes raketore.

“Në vend të kësaj, nëse Ukraina hyn në bisedimet e paqes me Rusinë, sa herë që vendos ta bëjë këtë, ata duhet të jenë në gjendje të negociojnë nga pozicioni më i fortë i mundshëm”, tha Rutte.

“Për të arritur atje, është thelbësore që të dërgohen më shumë ndihma ushtarake në Ukrainë”, tha zyrtari i lartë i NATO-s, duke nënvizuar dërgesat e fundit nga SHBA-ja dhe vendet evropiane. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoҫiu: 3,9 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë në buxhetin 2025, rehabilitim i 107 qendrave shëndetësore
Artikulli tjetërNallbati propozon rritje të subvencioneve për fermerët, Denaj: 70 mijë përfitues në vitin 2025