Ballina Flash

Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist dëshmon qëllimet e Serbisë

PRISHTINË, 30 nëntor /ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, Osmani ritheksoi se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare.

Sipas Presidencës, ajo shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e po ashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen.

Presidentja Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, anuloi sot vizitën shtetërore në Brunei, ku do të takonte Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEJRUT – Izraeli godet objektivat e Hezbollahut në kufirin Siri-Liban
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga Qafë Thana: Rruga e qarkullueshme për të shijuar bardhësinë e juglindjes