Ballina Aktualitet

Vau i Dejës, gjenden 578 fidanë të dyshuar si kanabis sativa në kubikë

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Policia e Vaut të Dejës arrestoi një elektriçist dhe procedoi tre punonjës të tjerë, pas zbulimit të një godinë të braktisur prej vitesh (pronë publike) në fshatin Dush, e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

“Gjatë kontrollit në godinën e braktisur, një nga ambientet e saj ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në brendësi të këtij ambienti janë gjetur 578 fidanë të dyshuara cannabis sativa në kubikë dhe në vazo si dhe 103 llamba elektrike e pajisje të tjera elektrike që shërbenin për realizmin kësaj veprimtarie kriminale”, informoi Policia e Shtetit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në Laç, elektricisti i zonës, dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, I. M., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe A. B., 32 vjeç, banues në fshatin Hajmel, (grup i punës i OSHEE-së që mbulon zonën) për veprat penale “shpërdorim i detyrës”, “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “vjedhja e energjisë elektrike”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak80-vjetori i Çlirimit, Avokati i Popullit: Liria nuk është privilegj, por përgjegjësi
Artikulli tjetërSHBA – 412 milionë dollarë gjobë për klinikën që bëri diagnozën e gabuar