Ballina Bota

SHBA – Biden: Dënojmë sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë

UASHINGTON, 29 nëntor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dënoi sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë dhe përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Biden e ka konsideruar “tronditës” dhe e ka dënuar sulmin ajror të Rusisë kundër Ukrainës.

Biden rikujtoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. “SHBA-ja vepron së bashku me më shumë se 50 vende për të mbështetur Ukrainën dhe luftën e saj për liri”, tha ai.

Duke vënë në dukje se shumë civilë ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e sulmit ajror të Rusisë, Biden tha se administrata amerikane vazhdon punimet për të ndihmuar Ukrainën që të rrisë qëndrueshmërinë e rrjetit të saj energjetik me qëllimin e përgatitjes për dimër.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPromovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”
Artikulli tjetërPërfaqësues të Partisë së Lirisë, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve