Ballina Aktualitet

Përfaqësues të Partisë së Lirisë, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/- Përfaqësues të Partisë së Lirisë zhvilluan sot homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet në 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediet uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit.

Ai u shpreh se në nisje të ceremonisë kishte edhe një përpjekje nga Garda për ta ndaluar.

“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve. Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, tha Blushi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Dënojmë sulmin ajror të Rusisë në Ukrainë
Artikulli tjetër80-vjetori i Çlirimit, Manastirliu: Nxënës nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në panairin “Art, Zeje dhe Sport”