Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 26 nëntor 2024

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore të vendit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Diell
Kukës -3/9 Diell
Lezhë 6/13 Diell
Dibër -2/9 Diell
Durrës 6/16 Diell
Tiranë 5/17 Diell
Elbasan 3/17 Diell
Berat 1/18 Diell
Vlorë 6/16 Diell
Korçë -1/10 Diell
Gjirokastër -3/17 Diell
Sarandë 5/18 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjektet me OKB-në, Gonxhja: 16 masa prioritare në strategjinë për punësim e aftësi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/11/2024