Ballina Bota

FOKUS – Lodhja mendore i bën njerëzit më agresivë

PIZA, 26 nëntor /ATSH/ – Një tru i lodhur mund të na bëjë më agresivë.

Lodhja e zgjatur mendore në fakt mund të konsumojë zona të trurit thelbësore për aftësinë e një individi për të vetëkontrolluar dhe të bëjë që njerëzit të sillen më pak në mënyrë paqësore, shkruan salute.eu.

Studimi ekzaminoi më shumë se 400 individë dhe vëzhgoi sjelljet e tyre me kalimin e kohës.

“Studimi ynë tregon se lodhja mendore ka një efekt të matshëm në sjellje dhe se, kur shfaqet një shkallë e caktuar lodhjeje, njerëzit kanë më shumë gjasa të sillen në mënyrë armiqësore”, thekson Erica Ordali kordinator i studimit.

”Rraskapitja metabolike në zona të caktuara të trurit ndikon në proceset tona të vendimmarrjes”, shton ai./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDelegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Politika e “dyerve të hapura”, mundësi në mbështetje të integrimit
Artikulli tjetërAKZM: Parku Kombëtar i Vjosës me paketë të plotë të menaxhimit të qëndrueshëm