Ballina Aktualitet

PS kërkon 11 Majin 2025 si datë të zgjedhjeve parlamentare, PD bojkoton takimin me Begajn

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Niko Peleshi si dhe Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi të cilët zhvilluan takim për konsultime ditën e sotme me presidentin Bajram Begaj, kanë propozuar datën 11 maj.

“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën me të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi të procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.

Ndërkohë ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Partia Demokratike ka bojkotuar konsultimet me presidentin Bajram Begaj. Kreu i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi i ka cilësuar si farse konsultimet me Begajn pasi sipas tij data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla.

Kreu i shtetit vijoi konsultimet me disa prej drejtuesve të partive parlamentare ku 4 përfaqësuesit e partive të vogla i kanë propozuar datën 4 maj.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ishte i fundit që zhvilloi takimin konsultativ me Presidentin Begaj sa i takon diskutimeve lidhur me datën e zgjedhjeve të 2025.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Nisim përgatitjet për Konferencën e tretë Ndërqeveritare me BE-në
Artikulli tjetër”Forbes”: Si teknologjia satelitore po ndihmon Shqipërinë e vogël të luftojë ndryshimet klimatike