Ballina Aktualitet

Goditet organizata kriminale ndërkombëtare, SPAK: Masa sigurie për 21 persona, 18 arrest me burg

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njofton goditjen e një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të SPAK, në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat; Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.

Vijon…

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ligjet”, miratohen kërkesat e institucioneve të pavarura për shtesa në buxhet
Artikulli tjetërFOKUS – Çifti i pensionistëve italianë për ”Corriere della sera”: Pse zgjodhëm të jetojmë në Shqipëri